Revolta e parë kundër sistemit diktatorial, qytetarët në protestë

Revolta e parë kundër sistemit diktatorial, qytetarët…

Ish të përndjekurit politikë kanë dalë në një protest në qytetin e Kavajës. Në një protest paqësore, qytetarët kërkojnë që të mos shtrembërohet historia dhe të tregohet ashtu sic është. Sipas tyre qyteti i Kavajës ishte pishtari i parë i demokracisë, ndërsa për këtë tregon dhe historinë se si nisi revolta në këtë qytet.

“25 Marsi i vitit 1990 është demostrata e parë anti komuniste në Shqipëri, ku për herë të parë u bën thirrjet ‘Liri demokraci’, ‘Poshtë diktatura’ dhe shumë të tjera kundra regjimit dictatorial.

Atë ditë ne të rinjtë e kavajës kemi bërë ndeshje me Sampistat dhe pas përleshjes kemi hedhur poshtë veprat e Enver Hoxhës, më pas kemi hedhur gur ndaj kamerave filmike nga të cilat njëra ishte kamer e sigurimit të shtetit dhe njëra e televizionit shqiptar. Kamera e sigurimit të shtetit na filmonte dhe e kemi goditur me gur, pas përfundimit të ndeshjes i kemi goditur sërish me gur. Në atë demostratë u arrestua Ilir Rugeja, në mënyrën më barbare para shumë shikuesve. Arrestimi i këtyre djemve solli një demostratë të dytë e cila ishte ajo e 26 Marsit të vitit 1990. Djemtë në atë kohë thirrën “Poshtë komunizmi”. “Lironi shokët tanë”.

Përse politika diktatoriale e shtrëmbëron historinë e Kavajës, në vend të 25 kanë vendosur 26. Këto partitë që kanë 31 vite që sjellin vuajtje vazhdojnë shtrëmbërojnë historinë e Kavajës. Qyettarët e Kavajës janë pishtarët e parë të demokracisë, nuk janë simptaizantët e partive, ata janë pishtarë fallco.”, u shpreh qytet

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit