Revolta kundër ndotjes dhe grabitjes, nga Manza në Labinot

Revolta kundër ndotjes dhe grabitjes, nga Manza…

Nga Labinoti në Manzë, shqiptarët po ngrihen në protesta kundër ndotjes së mjedisit dhe grabitjes së pronave. Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar video nga dy protestat e banorëve në këto zona.

Në rastin e parë, në Manzë, banorët janë ngritur pasi nuk duan që mbeturinat e Durrësit të hidhen pranë vendbanimeve të tyre.

“Një kërcënim madhor dhe krim i rëndë mjedisor në Manzë. Edvini vendos në Manzë fushën e plehrave! Ju bëj thirrje banorëve të Manzës të mbrojnë me mosbindje civile, jetën, shëndetin, mjedisin e tyre!” shkruan Berisha.

Kurse në Labinot po protestojnë për grabitjen e pronave dhe ndotjen e ujit nga një biznes.

“Banorët e Labinot Fushës protestojnë të vendosur të mbrojnë me jetë tokat e tyre që kërkon t’ua rrëmbejnë me forcë Edvin dhe Olsi Mafja, Taulant Bego Yaris dhe peshkaqen i tyre Luca! Dënoj përpjekjen kriminale të bandës së narkoqeveritarëve për të grabitur tokat e fermerëve të Labinot Fushë dhe ju bëj thirrje të gjithë fermerëve të zonës të mbrojnë me të gjitha mjetet trojet e tyre nga banda grabitqare!” shkruan Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit