Revoltat e dhunshme në Mianmar, OKB bën thirrjen e fortë

Revoltat e dhunshme në Mianmar, OKB bën…

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme, ku kanë mbetur të vrarë dhjetra protestues, të cilët dolën kundër grushtit të shtetit.

Nuk mund të lejojmë vrasjen e protestuesëve“, tha i dërguari special, Christine Schraner Burgener gjatë një takimi të mbyllur në këshillin e sigurimit të KB të premten.

Mianmar është zhytur në trazira që kur ushtria përmbysi dhe arrestoi udhëheqësin e zgjedhur Aung San Suu Kyi në 1 shkurt, me protesta dhe greva të përditshme që kanë mbytur biznesin dhe paralizuar administratën.

Më shumë se 50 protestues janë vrarë sipas Kombeve të Bashkuara, 38 vetëm të mërkurën. Protestuesit kërkojnë lirimin e Aung San Suu Kyi dhe respektimin e zgjedhjeve të nëntorit, të cilat partia e saj fitoi me dhembje, por që ushtria i refuzoi.

Përdorimi i dhunës ndaj popullit të Mianmarit duhet të ndalet tani,” tha Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, duke kërkuar lirimin e Aung San Suu Kyi dhe të arrestuarve të tjerë, si dhe rivendosjen e demokracisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit