Revoltë kundër Twitter: lejon të postojë kryetalebanin, por bllokon ish-Presidentin Trump

Revoltë kundër Twitter: lejon të postojë kryetalebanin,…

Media e njohur britanike Daily Mail, njofton se Twitter ka refuzuar t’u bashkohet mediave të tjera sociale në ndalimin e talebanëve nga platforma e saj, duke thënë se do të monitorojë përmbajtjen për të siguruar që nuk ka mesazhe që promovojnë dhunën.

Por ky vendim është në kontrast të plotë me rivalët e kompanisë si Facebook, WhatsApp dhe Instagram (të dyja në pronësi të Facebook), TikTok dhe YouTube. Të gjithë këta kanë ndaluar dhe mbyllur llogaritë që lidhen, promovojnë ose lavdërojnë talebanët.

Për këtë çështje Twitter tha në një deklaratë se, “do të vazhdojë të zbatojë në mënyrë proaktive rregullat tona dhe të rishikojë përmbajtjen që mund të shkelë rregullat e Twitter, veçanërisht politikat kundër promovimit të dhunës, manipulimit të platformës dhe postës së padëshiruar”.

Gjiganti i mediave sociale përdori këtë justifikim për të ndaluar përgjithmonë Donald Trump pas trazirave të 6 janarit në Kapitol, duke shkaktuar klithma censure nga mbështetësit e Trump. Por ky standard i ri me talebanët ka bërë që në rrjet të shpërthejë një revolt mbarë-botërore kundër drejtuesve të platformës së madhe Twitter.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit