Revoltohen qytetarët, hedhin në rrugë koshat e mbeturinave

Revoltohen qytetarët, hedhin në rrugë koshat e…

Përveç protestave në bulevard për shembjen e Teatrit Kombëtar, qytetarët kanë shfaqur revolta duke rrëzuar dhe koshat e mbeturinave në rrugët kryesore në Tiranë, siç është ajo ”Dritan Hoxha”.

Gjithashtu, policia ka vendosur të ngrerë një post-bllok në dalje të qytetit të Elbasanit për në kryeqytet, teksa u pa se protestuesit po mësynin dhe nga qytetet e tjera.

Postblloku është ngritur në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në hyrje të autostradës “Elbasan-Tiranë”.

Atje ka pasur shërbime të përforcuara pas një urdhri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme. Pas ngritjes së këtij postblloku policor është paralizuar plotësish qarkullimi drejt qytetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit