Revoltohet mjeku i njohur: Nuk ka faj populli për rritjen e rasteve me Covid, burimi është QSUT

Revoltohet mjeku i njohur: Nuk ka faj…

Shtimi i rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus prej disa ditësh në Shqipëri ka sjellë reagime nga ana e bluzave të bardha.

Mjeku i njohur Petrit Vargu nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale është revoltuar me faktin se qeveria po ja lë qytetarëve fajin për përhapjen e koronavirusit Covid-19.

Ai ka thënë se burimet e infeksionit nuk janë supermarketet apo plazhet, por vetë QSUT.

Postimi i plotë i mjekut Petrit Vargu:

I vetmi vend i botës, ku sipas pushtetit, fajin për përhapjen e Covid e ka populli. Megjithatë faktet janë kokëforta. Burimet e infeksionit nuk janë supermerkatat apo plazhet, por QSUT-ja që menaxhohet totalisht nga qeveria.

Boll me keto farsa, o e vetmja Ministri Shëndetësie në bote që nuk keni bërë një autopsi! Mos vallë dhe për këtë gjë ua ka fajin populli?

Kur paturpësia, bashkohet me mashtrimin, nuk mund të quhet dot profesionalizem, sado të pompohet me propagandë.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit