Rezarta Shkurta mërzitet me pamjen në karantinë! Pret flokët shkurt dhe i ngjan kopje ish-velinës…

Rezarta Shkurta mërzitet me pamjen në karantinë!…

Këngëtarja Rezarta Shkurta duket se është mërzitur nga pamja e saj në karantinë, dhe ka vendosur të ndryshojë look. Ajo ka prerë flokët e saj të gjatë, duke ju bashkuar modelit që tashmë kanë shumë femra të njohura në showbizz.

Në një prerje të ngjashme me atë të Xhensila Myrtezajt, Rezarta Shkurta ka postuar momente nga prerja e flokëve, dhe një foto me look-un e ri, ku duket shumë ndryshe.

Me këtë pamje të re Rezarta Shkurta duket si ish-velina e Xing-ut, Kejvina Kthella.

Duket se në këtë periudhë pandemie të gjitha vajzat kanë nevojë për ndryshime në pamjen e tyre, pas një kohe të gjatë mbyllur dhe pa aktivitete.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit