Rezidenca prej 13.8 milion $, Rihanna jeton në “parajsë” (VIDEO)

Rezidenca prej 13.8 milion $, Rihanna jeton…

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka blerë një rezidencë prej 13.8 milionë dollarësh në malet mbi Beverly Hills. Sipas Dirt.com, shtëpia moderne prej 7,600 metrash katrorë përmban pesë dhoma gjumi dhe shtatë banje.

Rezidenca po ashtu përfshin kuzhinë, koktej bar dhe banjë spa. Projektuar për argëtim, oborri qendror të çon në një hapësirë të jashtme me shumë nivele, me një tarracë të madhe dhe pishinë.

5 dhoma gjumi e 7 banje, brenda rezidencës 13.8 milionë dollarë.

Fillimisht e ndërtuar në vitet 1930, rezidenca dikur ishte në pronësi të Mary Sheldon, vajza e krijuesit të “I Dream of Jeanie”, Sidney Sheldon.

Në vitin 2016, shtëpia u shit për 4.3 milionë dollarë sipërmarrësit dhe investitorit Daniel Starr, i cili shpenzoi miliona për ta rindërtuar atë nga e para.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit