
IKMT e shoqëruar nga forca të shumta policie ka nisur shembjen e banesave në lagjen e 5 majit. Banorët kanë bërë rezistencë, teksa një i ri është tërhequr zvarrë nga efektivët e policisë bashkiake dhe të FNSH-së. I riu është vetë prangosur në çatinë e shtëpisë së tij duke bërë rezistencë që shtëpia e tij mos prishej, por policia ka ndërhyrë duke e tërhequr në mënyrë brutale.Gjatë ditës së sotme është parashikuar shembja e 3 banesave, dhe më pas procesi do të vijojë edhe me godina të tjera në ditët në vijim, ndërsa për mediat, një nga banoret e lagjes, e cila është nxjerrë me forcë nga shtëpia ka mallkuar Veliaj dhe Ramën ndërsa kërkon drejtësi.