Rezistenca fitoi, banorët e Zall Gjocajt fitojnë gjyqin kundër ndërtimit të HEC-it

Rezistenca fitoi, banorët e Zall Gjocajt fitojnë…

Rezistenca e palodhur e banorëve të Zall Gjocat u “kurorëzua” sot me fitore. Gjykata e Apelit i hoqi licensën kompanisë Seka Hydropoëer për të ndërtuar HEC-in Zajs, përmes të cilit do të shfrytëzohej lumi Flim, që ndodhet brenda parkut Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Rezistenca e banorëve të Zall Gjocajt ka nisur rreth tre vite më parë, të cilët kanë kundërshtuar me vendosmëri ndërtimin e HEC-it në zonën e Parkut Kombëtar.

Banorët, aktivsitë e qytetarë në mbrojtje të kësaj kauzë, kanë festuar sot së bashku  pas vendimit të Gjykatës.

 “Sot gjykata Administrative lë në fuqi vendimin e gjykatës së parë, mundi i djersës të gjithë atyre viteve u bë realitet.”- tha njëri prej tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit