“Rezultat i qytetarëve të disiplinuar”, ky shtet shënon 0 raste me koronavirus

“Rezultat i qytetarëve të disiplinuar”, ky shtet…

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka lavdëruar qytetarët e tyre që kanë respektuar karantinën dhe kanë zbatuar masat kundër koronavirusit, Adern bëri të ditur se Zelanda e Re prej dy ditësh ka shënuar 0 raste me koronavirus.

Numri i të prekurve me Covid-19 ka mbetur 1.487 dhe po ashtu i pandryshuar edhe numri i viktima: 20.

4 persona aktualisht janë në spital, por asnjëri prej tyre në kujdes intensiv.

“Arritja e zero rasteve për dy ditë rresht është rezultat i qytetarëve të disiplinuar. Ne e dimë që virusi nuk ka kaluar ende dhe mund të shfaqen raste të reja, kështu që mos bëni asgjë që rrëmben fitoren tonë në këtë pikë”, tha kryeministrja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit