Rezultatet paraprake/Zgjedhjet vendore në Mal të Zi, fitore e forcave pro-serbe dhe pro-ruse

Rezultatet paraprake/Zgjedhjet vendore në Mal të Zi,…

Zgjedhjet vendore po mbahen në Mal të Zi dhe konsiderohen si një proces tejet i qetë e demokratik.

Sipas rezultateve paraprake fituese në në 14 komuna parashikohet të jenë forcat politike pro-serbe dhe pro-ruse. Këto forca janë fituese të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020.

Fituese në kryeqytetin, Podgoricë janë koalicioni “Fronti Demokratik”, “Demokratët” dhe partia e sapo themeluar “Evropa Tani”.

Pritet që mandatet e fituara nga Partia e Presidentit Milo Gjukanovic do t’i kalojnë kundërshtarëve të tij politikë.

PDS ka humbur Danilovgradin, Kolashinin, Zhablakun, Plevle. Po ashtu, Fronti Demokratik ka fituar plotësisht Budvën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit