Rezultati i frikshëm i studimit se si do të dukeshim po të punonim vetëm nga shtëpia

Rezultati i frikshëm i studimit se si…

Me vazhdimin e krizës aktuale të pandemisë së koronavirusit shumë prej nesh po punojnë nga shtëpia tashmë prej tre muajsh, ku dhoma e ndenjes është kthyer në një zyrë.

Kjo gjë do të thotë më pak aktivitet fizik dhe më pak ecje për të shkuar në punë, duke e reduktuar të ecurit në vetëm disa hapa.

Shumica prej nesh mezi presin të rikthehen në normalitet pasi të hapen zyrat, por çfarë do të ndodhte nëse të gjitha kompanitë tona vendosnin të na linin të punonim nga shtëpia përgjithmonë?

Susan është një model, i krijuar nga ekspertë të fitnesit dhe psikologë, për të na treguar (frikësuar) duke marrë parasysh se çfarë do të ndodhë nëse vazhdojmë të injorojmë udhëzimet e vendosura për ata që punojnë nga shtëpia.

Susan ka një qëndrim të dobët nga ulja para një ekrani gjatë gjithë ditës (ka shumë të ngjarë në një karrige në dhomën e ngrënies jo të dizajnuar për punë në zyrë), dhe pak ose aspak aktivitet.

Ajo që nuk mund të shihni, sidoqoftë, është se Susan vuan gjithashtu me shëndetin e saj mendor nga mungesa e kontaktit njerëzor dhe stresit, i cili mund të çojë në rritjen e presionit të gjakut dhe nga ana tjetër, gjendje kronike shëndetësore si sëmundja kardiovaskulare.

Burimi: UNILAD| Përshtati: /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit