Rezultoi pozitiv me Covid-19, humb jetën reperi i njohur

Rezultoi pozitiv me Covid-19, humb jetën reperi…

Reperi i njohur amerikan TY, emri i vërtetë i të cilit është Ben Chijioke ka humbur jetën pas luftës me koronavirusin.

Pak ditë më parë, ai doli nga terapia intensive dhe u raportua se gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, por për fat të keq nuk ia ka dalë dot.

Lajmin e ka bërë të ditur stafi i tij mbrëmjen e së enjtes nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Reperi ndërroi jetë në moshln 47-vjeçare dhe pas ka lënë një karrierë të pasur muzikore.

Në vitin 2004, albumi i tij i dytë, ‘Upwards’, u nominua për çmimin ‘Mercury’ punuar së bashku me Amy Winehouse, The Streets dhe Franz Ferdinand.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit