Rezultojnë të humbur prej ditësh, familjarët protestojnë para komisaritit: Policia i bën bisht punës

Rezultojnë të humbur prej ditësh, familjarët protestojnë…

Familjarët e dy të zhdukurve disa ditë më parë nga fshati Çukë, kanë protestuar këtë të shtunë protestë para komisariatit të qytetit të Sarandës. 

Ata kanë kërkuar tu gjendet trupi dhe nëse ata janë vrarë. 

Familjarët janë përplasur verbalisht me efektiv policie duke kërkuar llogari për fatet e dy të humburve. 

Ndërkohë që kanë fajësuar policinë që nuk është interesuar për rastin dhe nuk kanë bërë kërkime. 

I vëllai i Fatmir Sulovarit kërkon t’i gjendet trupi i të vëllait, edhe në qoftë se e kanë vrarë. 

Ata thonë se para komisariatit do të mblidhen vazhdimisht derisa të kenë një përgjigje. 

Leonard Thodhori 46 vjec dhe Fatmir Sulovari 46 vjeç janë zhdukur prej 16 ditësh në mënyrë mizterioze. 

Rastet e tilla nuk janë të pakta në vendin tonë, ku policia I le pas dorë rastet dhe I fsheh ato. Familjarët nuk kanë ku të gjejnë një zgjidhe apo të interesohen veçse në polici, kështu vendi I parë që drejthen janë uniformat blu.  

Mirëpo shumë prej tyre nuk marrin as përgjigje por as zgjidhje për rastet e tyre. Kështu të dyzuar nuk dinë kujt ti drejtohen këshuqë I bëjnë thirrje nëpërmjet mediave.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit