Rezulton i zhdukur prej dy ditësh, 12-vjeçari dyshohet të jetë parë pranë Liqenit Artificial

Rezulton i zhdukur prej dy ditësh, 12-vjeçari…

I humbur prej dy ditësh 12 vjeçari Ronaldo Tanushi dyshohet të jetë parë pranë Liqenit Artificial. I ati Gazmend Tanushi kishte kërkuar të birin në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës pas dy ditësh që rezultonte i humbur.

Ai u shpreh se nga policia ende nuk është shpallur në kerkim sepse nevojiten 72 orë që nga zhdukja dhe kishte kërkuar ndihme prej tyre pë të kërkuar në zonën e Liqenit Artificial por asnjë nga punonjësit nuk e kishte ndihmuar.

Në pamjet e siguruara nga Fax News 12-vjeçari shihet me një të mitur tjetër në zonën e Liqenit i cili po filmonte në pak sekonda Ronaldo Tanushin. Lajmi i mirë është se i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me shumë gjasa është larguar me dëshirën e tij të plotë nga shtëpia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit