Rezultonte e zhdukur prej një muaji, 80-vjeçarja gjendet e mbytur

Rezultonte e zhdukur prej një muaji, 80-vjeçarja…

Një 80-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 29 Dhjetor është gjetur e mbytur në qytetin e Shkodrës.

Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /faxnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit