Rezultonte i zhdukur, 63-vjeçari nga Lushnja gjendet i pajetë në makinë

Rezultonte i zhdukur, 63-vjeçari nga Lushnja gjendet…

Një shtetas 63-vjeçar me iniciale  V. N., i shpallur i humbur nga familjarët, është gjetur i vdekur brenda makinës së tij. Policia deklaron se 63-vjeçari mund të jetë helmuar me pesticide. Nga hetimet e kryera,63-vjeçarit nuk i janë gjetur shenja dhune.

Njoftimi i Policisë:

Berat

Më datë 22.12.2021, në fshatin Qamicë, Dimal, është gjetur pa shenja jete brenda në mjetin e tij, shtetasi V. N., 63 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se shtetasi V. N. ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa, pasi familjarët kanë bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa, më datë 21.12.2021.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit