Riaktivizohet zjarri në Zidoll të Krujës, flakët u afrohen sërish depove të eksplozivit

Riaktivizohet zjarri në Zidoll të Krujës, flakët…

Një vatër zjarri është riaktivizuar sërish në fshatin Zidoll të Krujës, duke rikthyer alarmin në zonë. Flakët po përhapen me shpejtësi dhe situata mbetet shqetësuese për banorët dhe strukturat e emergjencës.

Ashtu si dy ditë më parë, zjarri është përhapur në afërsi të depove ku ruhet lëndë eksplozive, e përdorur nga guroret e zonës. Afërsia me këto depo e bën situatën veçanërisht të rrezikshme dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm të perimetrit.

Terreni i thyer dhe shpati i thepisur malor po vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për këtë arsye, kontrolli dhe izolimi i vatrës mbeten të komplikuara, ndërsa ekipet në terren vijojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit