Rica polic privat, detajet për sherrin në Krysinë e degës së PD-së

Rica polic privat, detajet për sherrin në…

Janë zbardhur detaje të reja nga konfilkti i regjistruar pasditen e djeshme në mbledhjen e Krysisë së degës së PD-së Kurbin dhe kandidatëve të primareve për zgjedhjet lokale, konflikt i cili degradoi deri në të shtënat me armë zjarri.

Shkaku i nisjes së konfliktit ka qenë regjistrimi i simpatizantëve për të votuar në procesin e “Primareve”.

Mësohet se 53-vjeçari Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së PD-së së Kurbinit, Kastriot Marku (Prenga) me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Mes tyre ka patur një debat të ashpër dhe në debat e sipër, Rica ka qëlluar me pistoletë brenda koridoreve të selisë së PD-së Kurbin dhe më pas është larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Mësohet se ai është punonjës i një policie private në Laç. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit