Rifillon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës

Rifillon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen…

Në Gjykatën e Posaçme këtë të premte rifilloi gjykimi në mungesë i çështjes penale ndaj të pandehurve: Dritan Rexhepi, i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqi, i arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja e Artan Doçaj.

Kjo masë erdhi pas një viti pezullim për shkak të mosmarrjes dijeni personalisht.

Ata janë akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu ditën e enjte filloi gjykimi në mungesë për të njëjtin rast edhe i Altin Hajrit edhe ky i akuzuar për të njëjtat akuza.

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, po ata e rrëmbyen me një makinë dhe u transportuanë kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit.

Ky i fundit një personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij Astriti grabiti sasinë prej 260 kg heroinë në një port të Britanisë së Madhe. Për të kthyer drogën, Dritan Rexhepi, që ndodhej në atë kohë në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador e Gentian Docaj Funiqi urdhëruan të merrej peng.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit