Rihapen disa shkolla/ Ja në çfarë kushtesh do të studiojnë nxënësit

Rihapen disa shkolla/ Ja në çfarë kushtesh…

Pasi ka një numër relativisht të ulët të vdekjeve nga koronavirusi, si  58 persona me gjithsej 3,351 raste, Tailanda ka filluar që të ulë masat.

Nxënësit në Tajlandë tani po studiojnë pas ekraneve që shërbejnë për të ndarë dhe shmangur kontaktin direkt mes tyre, për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së koronavirusit.

Shkolla Wat Khlong Toey në Bangkok, mirëpriti 250 nxënësit e saj në fillim të këtij muaji pasi u detyrua të mbyllej në mes të marsit.

Sidoqoftë, shkolla është krejt e ndryshme për nxënësit tani.

Janë instaluar ekrane rreth tavolinave dhe jan hapur gjithashtu fusha lojërash.

 Ekziston gjithashtu një skaner që mat temperaturën e çdo nxënësi që kur hyn te dera e shkollës.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka ritheksuar se shkollat duhet të hapen vetëm kur është e sigurt për ta bërë këtë gjë.

Ai tha:

Ne të gjithë duam t’i shohim shkollat të rihapura në mënyrë të sigurt, por gjithashtu duhet të sigurohemi që studentët, stafi dhe fakulteti të jenë të sigurt.

 Themeli për këtë është kontrolli adekuat i transmetimit të virusit në komunitet.

/Burimi:Ladbible./Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit