Rihapen kinematë në Kinë, por rregullat e reja parashikojnë humbje të mëdha

Rihapen kinematë në Kinë, por rregullat e…

Kinematë e Kinës po rihapin dyert pasi mbylljes gjashtë muaj më parë, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kinematë e Kinës u goditën shumë nga mbyllja që u bë prej muajit janar. Ndërkohë tani ato mund të konsiderohen si aktivitete me risk të ulët.

Kinematë që do të  rihapen do t’i nënshtrohen një sërë rregullash, duke përfshirë kapacitetin 30%, deri te matja e temperaturës për çdo klient dhe maskat që ​​do të duhet të mbahen gjatë gjithë kohës.

Biletat do të blihen online dhe grupe të veçanta të klientëve duhet të ulen të paktën një metër larg. Sipas kufizimeve, asnjë ushqim apo pije nuk do të lejohet të shërbehet në kinema. Kjo do të jetë një goditje e madhe, pasi ushqimi dhe pijet kanë qenë prej kohësh një pjesë e rëndësishme e të ardhurave të industrisë.

Kina, e cila ishte epiqendra e pandemisë, është tregu i dytë më i madh në botë për filma, me një fitim prej 9.2 miliardë dollarë në 2019-ën.

Por, këto shifra pritet të bien ndjeshëm për shkak të mbylljes së kinemasë dhe “ngrirjes” së industrisë së filmit./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit