Rihapet kufiri me Greqinë, radhë kilometrike të kamionëve në Kapshticë

Rihapet kufiri me Greqinë, radhë kilometrike të…

Është rikthyer në punë shërbimi doganor grek, duke rikthyer normalitetin në lëvizjet e mjeteve të rënda, autobusëve si dhe autoveturave private

Nga ora 05:30 kur është rikthyer shërbimi doganor në anën tonë të kufirit ka pasur radhë kilometrike të kamionëve të cilët kërkojnë të kalojnë në anën tjetër të kufirit.

E gjithë kjo radhë është krijuar për shkak të fluksit të madh të këtyre mjeteve por dhe faktit se për mjetet e tonazhit të rëndë në pikën tonë të kalimit kufitar të Kapshticës ka vetëm një korsi.

Fluks të shtuar ditën e sotme pritet të ketë edhe për mjetet e tjera por burime bëjnë me dije se nga ana e policisë sonë kufitare janë marrë të gjitha masat për shtim të sporteleve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit