Rihapet kufiri me Malin e Zi, udhëtarët do të kalojnë me tampon

Rihapet kufiri me Malin e Zi, udhëtarët…

Drejtori e Migracionnit në Shkodër bën me dije se të gjithë qytetarëve që iu duhet të shkojnë në Malin e Zi, mund të kalojnë në pikat kufitare të Hani të Hotit dhe Murriqanit vetëm duke paraqitur përgjigjen e tamponit. Kalimi rifillon lirisht për qytetarët nga e hëna në të premte deri në orën 22:00, deri në një njoftim të dytë nga ana e autoriteteve kufitare.

Njoftimi i plotë: Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan: Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin./Fax News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit