Rihapja e shkollave në Shqipëri/ Vjen udhëzüesi i miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Rihapja e shkollave në Shqipëri/ Vjen udhëzüesi…

Shkollat në Shqipëri do të hapen në 14 shtator dhe mësimi do të nisë normalisht nëpër klasa.

Nxënësit do të kenë fatin të ulen nëpër banka dhe jo të qëndojnë të mbyllur nëpër shtëpi, në pritje të mësimit on-line.

Por vetëm kaq është lajmi i mirë. Pjesa tjetër janë çmendüri të paracaktuara nga një “Komitet Ekspertësh” që me justifikimin e påndemisë, kërkojnë t’ua bëjnë mësimin sa më tråumåtik fëmijëve.

Ministrisë së Shëndetësisë ka nxjerrë sot udhëzuesin për hapjen e shkollave në kushte påndemie në Shqipëri për vitin e ri shkollor.

Udhëzuesi mësohet se është miratuar tashmë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe do të shërbejë për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe kopshteve, si dhe për prindërit.

Do të ketë grafik nga shkollat për hyrjen e nxënësve me orare dhe nën monitorimin e mësuesve kujdestarë.

Nxënësit duhet të paraqiten me përpikmëri dhe kur hyjnë të mbajnë radhë 2 metra nga njëri- tjetri.

Kush shfaq simptoma lajmëron mësuesin kujdestar që me mjekun e shkollës apo familjes, verifikon nëse ka COVID-19 apo jo.

Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo; Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes.

Po ashtu pas futjes së të gjithë nxënësve, dera e shkollës mbyllet dhe nuk hapet më deri në përfundim të procesit mësimor.

Në rast se nxënësi del nga shkolla nuk lejohet të hyjë më, dhe lëvizja e nxënësve lejohet vetëm brenda territorit të shkollës.

Nuk do të lejohet dalja nga klasa e nxënësve vetëm në rastet kur duhet të shkojnë në tualet.

Në korridore ata duhet të mbajnë distancë 1.5 metra teksa nuk lejohen aktivitetet me më shumë se 10 veta në ambientet jashtë.

Të gjithë nxënësit që thyejnë masat ndaj COVID-19 brenda institucioneve arsimore parauniversitare, do të ndëshkohèn me masë disiplinore.

Personi përgjegjës i stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori, duhet të masë temperaturën e çdo nxënësi me termometër dixhital, sprucim me alkool 60%, ose desinfèktant të tjerë në duar;

Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me måskë me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili, të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjienën e hundëve.

Disa rregulla të tjera për nxënësit janë si më poshtë:

Nxënësve të ciklit të ulët 9-vjeçar u rekomandohet të mbajnë måskë gjatë orëve të mësimit.

Nxënësit e ciklit të ulët 9-vjeçar duhet të mbajë måskë gjatë aktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambientet të shkollës.

Nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe të mesëm, duhet të mbajnë måskë në ambientet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambientet e shkollës.

Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me måskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato.

Kur është e mundur, praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.

Nuk lejohet ushqimi në klasë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit