Rikja flet troç: Në Shqipëri ecën vetëm nëse bëhesh dashnorja e drejtorit, kriminelit, burrit të martuar, aty s’e duan njeriun e mirë

Rikja flet troç: Në Shqipëri ecën vetëm…

Rike Roçi, një personazh i njohur mediatik në Shqipëri, por që jeton në Itali, është pyetur nga ndjekësit e saj, pse nuk po shfaqet më nëpër ekranet e TV-ve shqiptare.

“Pyetje me vend, do flas njher e mirë nuk dua të bëj më asgjë në Shqiperi as intervista, as programe, asgje, asgje.

Nuk ka meritokraci ne sallonet e tv shqiptare. Flas per shumicen dhe jo per te gjithe.

Behesh e famshme nëse kërkon burrë ne tv, ose nëse ke takim me drejtorin e tv, ose nëse meresh me burrin e martuar kriminel, ose nëse je fry aq shumë me silikon, saqë kjo është stereotipi i bukurisë.

Atje nuk e duan thjeshtesinë, nuk e duan njeriun e mire, aty zotëron vetem intriga…

E dua vendin tim Shqiperinë, por shumicën e njerëzve jo të marin respektin për dobësi… që kështu”, shkruan e zhgënjyer Rike Roçi, e cila u bë e famshme në Shqipëri për shkak të pjesmarrjes në Big Brother, ndërkohë që gjatë Euro 2016 tërhoqi vëmendjen e mediave botërore, ndërsa bënte tifozllëk për Shqipërinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit