Rikthehen aksionet opozitare/ Kurti paralajmëron tubimin e parë: Më 12 qershor tek sheshi ‘’Skënderbeu’’

Rikthehen aksionet opozitare/ Kurti paralajmëron tubimin e…

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, lideri i partisë opozitare më të madhe në Kosovë ka paralajmëruar tubimin e parë pas rrëzimit nga qeveria.

Tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës duke mbajtur distancë.

STATUSI NGA ALBIN KURTI

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit