Rikthehen kinematë, por mbahen mbyllur teatrot! Artistët të revoltuar: Ka zgjidhje edhe për hapjen e tyre

Rikthehen kinematë, por mbahen mbyllur teatrot! Artistët…

6 ditë më parë Ministria e Shëndetësisë urdhëroi rihapjen e kinemave pas 7 muajsh mbyllje për shkak të masave anti-Covid. Ministria bëri publik një protokoll me masa që duhet të respektohen nga shikuesit dhe stafi i kinemasë. Mirëpo ndërkohë që mendohej se me kinematë do të hapeshin dhe teatrot nuk ndodhi kështu. Të gjithë teatrot në mbarë vendin vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, edhe pse pjesa më e madhe e shteteve evropiane i kanë hapur prej kohësh.

Gjatë muajit shtator Kosova vendosi hapjen e teatrove e kinemave me 40% të kapacitetit, po ashtu Maqedonia ka lejuar rihapjen e tyre pas izolimit. Edhe Italia në mes të qershorit mori vendimin për rikthimin në sallat e performancave, duke ndjekur disa masa si rezervimi i biletave online dhe ruajtja e distancës fizike.

Ky vendim i qeverisë shqiptare është cilësuar si absurd nga drejtuesit e teatrove në vend e po ashtu nga qytetarët. Kinematë dhe teatrot funksionojnë njësoj, ndaj nuk është e kuptueshme përse këto të fundit nuk mund t’i kthehen punës njësoj si më parë.

Drejtuesit e teatrove të revoltuar: Vendim skandaloz, artistët kanë mbetur pa rrogë!

Pas hapjes së kinemave drejtues të teatrove në vend kanë reaguar të revoltuar, duke e cilësuar si skandaloz urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kanë kërkuar takim me autoritetet për të rishqyrtuar hapjen e institucioneve ku ata punojnë.

Është skandaloze të fillojë kinemaja dhe jo teatri. Kemi bërë shfaqje jashtë pot nuk është teatri që duhet bërë, emocioni i skenës është i papërsëritshëm. Ndërkohë që jo vetëm artistët e kanë mënyrë jetesë këtë gjë, shumë artistë nuk kanë një rrogë, por janë private dhe duan të punojnë me projekte”, është shprehur Zamira Kita, drejtoreshë e Teatrit të Korçës për “ABC e mëngjesit”.

Ndërsa drejtoresha e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, është shprehur se kjo lidhet me urrejtjen që pushtetarët kanë ndaj teatrit në përgjithësi. “Problemi është urrejtja ndaj Teatrit. A e shembën tjetrin, a e shembën dritën e diellit që të dhemb zemra. Kanë një ndjesi të keqe. Kam dy premiera dhe nuk jam në gjendje me ja dhënë atyre të cilët paguajnë”, ka thënë Gjeka në emision.

Ajo është shprehur se teatrot në vend mund të rihapen, madje dhe të respektojnë masat e distancimit fizik. Gjeka ka shtuar se në teatrin e Shkodrës ka 526 vende dhe 20 llozha me nga 4 vetë dhe se 200 persona janë më se të sigurt duke respektuar 3 metra distancë.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit