Rikthehen tensionet në Lindje, një ushtar ukrainas humb jetën nga sulmet e separatistëve pro rusë

Rikthehen tensionet në Lindje, një ushtar ukrainas…

Një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës.

Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët pro-rusë dje kanë shkelur 5 herë armëpushimin.

Më tej në deklaratë thuhet se një ushtar ukrainas ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në zonat Zolotoye 4, Vodiyane, Shirokino, Novomihaylovka dhe Prisepilovka të Donbasit dhe se zyrtarët e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) janë informuar lidhur me ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit