Rikthehet aboneja e përgjithshme/ Shiten me 3 çmime të ndryshme brenda ditës

Rikthehet aboneja e përgjithshme/ Shiten me 3…

Pasi u hoqën një muaj më parë nga qarkullimi, Bashkia e Tiranës ka kthyer abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik.

Por kësaj here abonetë u shitën me tre çmime të ndryshme brenda ditës.

Bëhet me dije se aboneja e përgjithshme është shitur ditën e sotme me 1600, 1000 dhe 800 lekë të reja.

Në pjesën e përparme të abonesë çmimi është 1600, por nuk dihet arsyeja se përse është ulur dhe përgjysmuar pasditen e sotme. Kujtojmë se aboneja u hoq për gati një muaj për të gjithë përdoruesit e transportit publik, ndërsa pezullimi i saj u bë pasi Bashkia kërkonte kohë për të analizuar të dhëna që lidhen pikërisht me këtë transport, mirëpo nga ana e qytetarëve nuk u prit aspak mirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit