Rikthehet bujshëm “Sex and the City”, por pa protagonisten

Rikthehet bujshëm “Sex and the City”, por…

Seriali “Sex and the City” ka lajmëruar rikthimin, 20 vite pasi korri sukses të jashtëzakonshëm me debutimin e tij.

Jeta e katër grave të New York-ut që punonin dhe bashkë me punën alternonin marrëdhëniet e tyre, do të shfaqet sërish në ekran, por këtë herë me mungesa, shkruan BBC.

Gratë do të jenë vetëm tre, pasi Kim Cattrall, i cili luajti personazhin popullor Samantha, nuk do të shfaqet. Këtë herë, ndjekësit do të kenë mundësi të shohin vetëm Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis.

Stafi i filmit nuk ka dhënë asnjë sqarim për mungesën e Catrall por mendohet se shkaku janë tensionet e krijuara mes aktores dhe drejtuesve të këtij projekti.

Seriali i ri do të përbëhet nga 10 episode me nga gjysmë ore secili dhe do të fillojë në fund të pranverës.

 

/boldnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit