Rikthehet Champions League, Lisbona do të presë 8 skuadrat që do të diskutojnë trofeun

Rikthehet Champions League, Lisbona do të presë…

Pasi pjesa më e madhe e kampionateve ka nisur, misioni i UEFA-s është që të përfundojë dhe dy kompeticionet e saj, Champions dhe Europa League. Të mërkurën pritet që të përcaktohen dhe zyrtarisht datat se kur do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të dy eventeve europiane.

Sipas mediave italiane, Lisbona do të presë tetë skuadrat çerekfinaliste, që do të diskutojnë mes tyre dhe trofeun e Champions League, në një format ndryshe, me nga një takim për raund. Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8, ku Juventus do të udhëtojë drejt Lionit, Barcelona do të presë Napolin, ndërsa City do të sfidojë Realin e Madridit, ndërsa Chelsea do të kërkojë mrekullinë ndaj Bajernit. Këto përballje do të luhen në datat 7 dhe 8 gusht.

Skuadrat e kualifikuara do të udhëtojnë drejt Portugalisë, ku në datën 12 deri në 15 gusht do të luhen çerekfinalet. Gjysmëfinalet do të zhvillohen në datat 18 dhe 19 gusht, ndërsa finalja në datën 23 gusht.

Në të njëjtën formë do të zhvillohen dhe takimet e mbetura të Europa League, por do të jenë katër qytete të Gjermanisë që do të mirëpresin këtë kompeticion. Sfidat mes tetë skuadrave të kualifikuara do të luhen nga data 10 deri në 21 gusht në Duizburg, Gelsenkirshen, Frankfurt dhe Këln.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit