Rikthehet në burg Fatos Tushe, do të vuaj dënimin me 3 vite e 4 muaj

Rikthehet në burg Fatos Tushe, do të…

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Më herët, Tushe ishte dënuar nga shkalla e parë për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, duke u dënuar me 2 vite e 4 muaj burg.

Por tashmë, dënimi final është rritur dhe Fatos Tushe dënohet me 5 vite burg. Aplikimi i gjykimit të shkurtuar, e çon dënimin e tij në 3 vite e 4 muaj.

Mësohet se këtë të enjte Fatos Tushe ka mbërritur sërish në qelinë e burgut.

Tushe u arrestua më 6 korrik 2021, ai u prangos në një operacion të SPAK-ut bashkë me disa nga vartësit e tij, pasi u akuzua për shpërdorim detyre. Tenderi që i dogji zyrtarët e bashkisë Lushnje, ishte për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj me vlerë 24 milionë lekë.

Tenderi u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që garoi me ofertën më të lartë, ndërsa punimet, fitimet dhe punën i bëri kompania e biznesmenit Ibrahim Lami. Në dosjen e SPAK, Lami përshkruhet si lidhje e ngushtë e Tushes dhe familjar i pronarit të EuroAlb shpk, Bujar Murati. Sipas SPAK, Lami dhe Murati i kanë ndarë paratë bashkë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit