Rikthehet Oligarkja e Shëndetësisë Vilma Nushi | Enkel Joti i bën peshqesh 50 MLN Lekë të nipit Endritit

Rikthehet Oligarkja e Shëndetësisë Vilma Nushi |…

Ju kujtohet oligarkja e fuqishme e Shëndetësisë që Rama i bënte qoka në biznes? Ajo që ka përfituar koncesionin e Check-up dhe ka marrë ka marrë 6.5 milionë euro nga shteti për shërbime që nuk i ka kryer?! Epo pikërisht në këtë artikull do të flasim për partneren e Ramës, tashmë HALL OF FAME në Shëndetësi, Vilma Nushin. Ajo ka kamufluar në shëndetësi edhe të nipin e saj Endrit Hidon të cilit në letra i ka shitur 50% të aksioneve të TRIMED, kompaninë mëmë të 3P Life Logistics, të cilës iu dha koncesioni i shumëpërfolur e abuziv.

Pas disa kohësh të të mbajturit një profil të ulët e të mos rënit në sy, Endrit Hido ka përfituar sërish nga paratë publike duke iu rikthyer avazit të vjetër. E ka qenë as më pak e as më shumë, titullari më i korruptuar i këtij sektori, drejtori i QSUT Enkel Joti ai që i ka bërë dhuratë dy tendera. Më i majmi prej tyre me vlerë 42 MLN Lekë pa TVSH, i shënuar me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrence, duke e lënë të konkurrojë me veten në këtë procedurë e të shpallet fitues, e tjetri me vlerë 12 MLN Lekë. Sa lekë për t’ua shpërndarë qokaxhinjve paska patur edhe drejtor Keli, të cilit i është hapur nami si pazarxhiun më të madh me paratë publike, pas Manastirliut.

Nëse mbi Vilma Nushin dhe klanin e saj do të hapej një hetim mbi abuzimet në tendera, dhe përfitimin e paligjshëm të parave publike të falura nga titullarët e shëndetësisë mbase atëherë raportet e KE mbi keqfunksionimin e SPAK do të zbuteshin dhe nuk do ua përplasnin aq ashiqare në fytyrë paaftësinë dhe lidhjet e këtij institucioni me pushtetin publikisht!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit