Rikthehet pas tre muajsh transporti publik në Tiranë, gjoba për pasagjerët nëse nuk mbajnë maska

Rikthehet pas tre muajsh transporti publik në…

Pas tre muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë Covid-19, transporti publik në Tiranë është rikthyer ditën e sotme.

Kushtet janë të reja dhe në përputhje me situatën epidemike.

Ndërgjegjësimi i qytetarëve vihet re në çdo urban dhe në çdo stacion. Ata janë të pajisur me maska dhe ruajnë distancimin fizik.

Fakti që urbanët qëndruan pezull dhe nuk e nisën punën ditën që Ministria e Shëndetësisë e përcaktoi, kishte të bënte me pikat e protokollit anti covid, konkretisht kishte të bënte me gjobat që duhet të merrnin punonjësit e transportit nëse në mjete kishte persona që nuk vendosnin maska apo nuk ruanin distancën.

Pas më shumë se dy javë protestash, Bashkia e Tiranës arriti dakordësinë me shoqatën e transportit qytetas për të paktën një pikë.

Në rast të shkeljes së rregullave të distancimit social, gjobën e paguan pasagjeri./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit