
Qeveria e Rishi Sunak në Angli është duke kaluar një kohë të vështirë pas protestave të mbështetësve pro Palestinës dhe pas deklaratave rraciste të Suella Braverman. Pas këtyre ngjarjeve Rishi Sunak ka rikthyer në politkë ish-kryeministrin David Cameron duke i dhënë post në qeverinë e tij si Sekretar i Punëve të Jashtme.
Ai dha dorëheqjen në vitin 2016 për shkak të referendumit të Brexit dhe rikthimi i tij ka ngjallur shumë debat në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo për shkak se në qeverinë e Sunak ka hyrë një nga personat më të rëndësishëm të politikës vendase i cili ishte pro qëndrimit të Anglisë në BE.
Por si erdhi në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe si u largua prej saj David Cameron?
Pas zgjedhjeve të vitit 2010 bisedimet çuan që David Cameron të bëhej kryeministër si drejtuesi i koalicionit me Liberalët Demokratë pas krizës financiare botërore ku ndërkomtarisht qeveria e Cameron ndërhyri ushtarakisht në luftën e parë civile në Libi dhe autorizoi bombardimin e shtetit islamik.
Pas zgjedhjeve të vitit 2015 konservatorët siguruan maxhorancën dhe me marrëveshje qëndroi përsëri si kryeministër më pas ai paraqiti referendumin për Mbretërinë e Bashkuar për të qëndruar në Bashkimin Europoian.
Për 15 vite që nga viti 2001 deri në 2016 David Cameron ka qenë deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar për kantonin Witney dhe këshilltar special për disa sekretar duke përfshirë edhe Sekretarit të Brendshëm Michael Howard në vitin 1993.
“Ne ndoshta jemi larguar nga Bashkimi Europian por ne nuk kemi larguar nga Europa” – ka deklaruar në Majin e këtij viti Rishi Sunak i cili për të bashkuar konservatorët pro rikthimit në Bashkimin Europian ka rikthyer David Cameron.
Rikthimi i David Cameron u bë pasi Suella Braverman u shkarkua si Sekretare e Brendshme nga Rishi Sunak dhe qeveria e kryeministrit Sunak u riformatua pas disa dorëheqjeve në kabinet.