Rikthimi i studentëve në auditore, Asambleja e Universitetit Shkodër: Ministria tejkalon kompetencat

Rikthimi i studentëve në auditore, Asambleja e…

Përplasja e Asamblesë së Përgjithshme e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me Ministrinë e Arsimit.

Prej disa kohësh Asambleja e Përgjithshme e Universitetit të Shkodrës ka patur diskutime dhe përplasje me Ministrinë e Arsimit në lidhje me politikat e ndjekura në procesin mësimor.

Që në fillim të marsit Asambleja e Përgjithshme ka kundërshtuar vendimin e ministrisë së arsimit për mesataren e pranimit në ciklin Bachelor të studentëve.

Kundërshtimi ndaj Ministrisë ka vazhduar edhe më tej për mënyrën se si studentët do të rikthehen në auditore në një kohë kur emergjenca e fatkeqësisë natyrore vazhdon deri në fund të muajit qershor.

Sipas tyre me grumbullimet që mund të bëhen rrezikohet shëndeti i tyre.

Siç raporton Abc News, ata kanë kërkuar shtyrje të zgjedhjeve për zgjedhjen e rektorit.

Gjithë këto vendime janë të bazuara në ligjin për autonominë e universiteteve në vend. Ata kanë kërkuar vazhdimin e mësimit online dhe kërkojnë evitimin e grumbullimit në këto auditore.

Shumica e studentëve në këtë universitet janë nga rrethet dhe zonat larg qytetit të Shkodrës.

Ndërkohë konvikti i këtij universiteti është kthyer në karantinë për të riatdhesuarit.
Asambleja e përgjithshme e këtij universiteti ka kërkuar që të krijohen kushtet për procesin e zgjedhjeve.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se është pikërisht Ministria ajo që kërkon të fusë duart në zgjedhjet e dekanëve, rektorit në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër.

Duke qenë se jemi në një situatë epidemie e cila ka detyruar të gjithë vendet të vendosë kufizime maksimale, sipas pedagogëve të këtij universiteti mësimi duhet të vazhdojë ende kështu në këto kushte për të qenë më të sigurte për shëndetin e studentëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit