Rikthimi në auditore, studenti i frikësuar: Fakultetet kanë mbipopullim! Nuk e dimë sa efektiv është dezinfektimi

Rikthimi në auditore, studenti i frikësuar: Fakultetet…

Një student i vitit të parë Bachelor në Universitetin Bujqësor të Tiranës shprehet i fríkësuar që të rikthehet në auditore për të bërë provimet e fundit të vitit. Dyert e auditoreve do të hapen në muajin gusht dhe në shtator do të jepen provimet, ndërsa viti i ri akademik do të nisë në nëntor.

Në një intervistë për “Fax News”, ai shprehet: “Duke qenë se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka një numër të madh të lëndëve praktike, i kushtëzon nxënësit. Shumë studentë punojnë gjatë verës për të hequr shpenzimet. Kemi një afat kohor vetëm 1 muaj e pak për të punuar edhe ende nuk është bërë e ditur si do të bëhen provimet e mbartura nga semestri i parë. Kjo i ka kushtëzuar sa i përket mënyrës se si mund ta organizojnë provimin, ka prishur shumë plane”.

Sipas tij, fríka do të ekzistojë derisa të dalë vaksína dhe pavarësisht respektimeve të protokolleve, rrèziku për tu ínfektuar ekziston.

“Sigurisht, pandemia merr fund vetëm kur të dalë vaksina. Fakultetet kanë mbípopullim edhe në auditor, është rreth 120 persona në auditor. Distanca është marrë dhe më parë, por rreziku për tu ínfektuar ekziston. Nuk e di sa efektiv mund të jetë dèzinfektimi”, tha studenti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit