'Rilindasi' Kajmaku 'ja hedh' burgut me ndihmën e Arta Markut, ish-Kryeprokurorja zbatoi urdhrin e Ramës

‘Rilindasi’ Kajmaku ‘ja hedh’ burgut me ndihmën…

Dje u arrestua, por sot u lirua. Dhe kjo “e mirë” ish-kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku, nuk do t’i vinte po të mos kishte qenë për Arta Markun.

Kjo e fundit duket se ka lëvizuar të gjithë “gurët” që Gjykata e Apelit të ndryshojë masën e sigurisë nga “Arrest me burg”, në “Detyrim paraqitje”, për ish-kryebashkiakun Kajmaku.

Ky i fundit i arrestua një ditë më parë, pasi u paraqit në një spital privat në kryeqytetet.

Sipas raportimeve në media, Kajmaku kishte probleme shëndetësore. Policia njoftoi ndalimin e Kajmakut në spital, në zbatim masës së “arrestit me burg”, që kishte caktuar ndaj tij Gjykata e Tiranës më 9 nëntor 2019.

Masa ishte ngritur për tre akuza: ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, ‘Falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij’.

“Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore”,- njoftoi policia një ditë më parë.

Ndihma e Arta Markut

Masa “Arrest me burg” është shfuqizuar nga shkalla e dytë. Në ndihmë për të rifituar lirinë, vetëm pas një dite nën masën e sigurimit personal “arrest me burg”, ish-kryebashkiakut të Vorës, i ka ardhur Arta Marku.

Ish-kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, i ka kërkuar gjykatës zbutjen e masës së sigurisë për Agim Kajmakut, duke përdorur argumentin e problemeve shëndetësore.

Gjykata vendosi në favor të kërkesës së Markut dhe kështu brenda 24 orëve, Agim Kajmaku, u arrestua dhe arriti të rifitojë lirinë.

Akuzat

Ish-kryebashkiaku ishte në kërkim policor prej Nëntorit të kaluar dhe po gjykohej në mungesë për akuzat: ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, ‘Falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij’.

Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Toto, ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash. Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.

Akuza tjetër lidhet me shkarkimin nga Kajmaku të dy nënkryetarëve të Bashkisë pasi KQZ i kishte hequr mandatin./Gazetaatdheu.com/

Lexoni edhe…:

U arrestua një ditë më parë me bujë, por… ‘Apeli’ liron Agim Kajmakun

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit