Rilindja i mban të izoluar shqiptarët/ Skema që ndalon bërjen e tamponit te privatët, bllokon lëvizjen e lirë

Rilindja i mban të izoluar shqiptarët/ Skema…

Ndërkohë që e gjithë Europa është hapur, dhe vendet e rajonit bëjnë tamponë për COVID-19 tek klinikat private, për të parë nëse janë të prekur apo jo, vetëm shqiptarët kanë mbetur të bllokuar si në kohën e Enver Hoxhës.

Këtë e kanë treguar edhe televizionet nëpërmjet një vëzhgimi të kryer.

Është e faktuar se tamponi bëhet vetëm nëse shfaq simptoma të koronavirusit, dhe mund të kryhet vetëm nga ISHP.

Kjo gjë bëhet nëpërmjet laboratorit virologjik, dhe jo në një klinikë private.

Shqipëria është i vetmi vend në Europe që nuk lejon të kryhet testi i tamponit në laboratorë privatë.

Në rrethanat e pandemisë kjo analize është një domosdoshmëri për qytetarët që duan të dinë nëse janë mbartës te Covid apo për ata që duan të udhëtojnë jashtë.

Në Shqipëri një test i tillë mund të kryhet vetëm në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, i cili kryen mesatarisht 300 teste në ditë.

Por vetëm për ata që kanë simptoma ose janë kontakte të personave të infektuar.

Për ata që e kërkojnë këtë analizë si dokument udhëtimi, tamponi është i pamundur.

Për ta kryer tamponin, duhet njoftuar fillimisht Urgjenca Kombëtare në numrin 127.

“Sipas orientimit, nga Urgjenca Kombëtare po i drejtohem mjekut të familjes për të kuptuar nëse mund të kryejë tamponin e Covidit, në këte rast me qëllim udhëtimi”.

“Ne adresojmë vetëm rastet që janë potencial për të qenë mbartës të Covid – 19”.

As përmes Urgjencës Kombëtare dhe as përmes mjekut të familjes, tamponi nuk mund të realizohet për dikë që nuk ka simptoma por i duhet për të udhetuar.

Kjo gjë, pra tamponi kërkohet si dokument nga shumë vende të Europës apo edhe të rajonit, si Mali i Zi.

Ndryshe ndodh në vendet e rajonit, të cilet e kanë liberalizuar këtë shërbim, si në Maqedonine e Veriut.

“Ky është një laborator privat, ku të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, mund të bëjnë sa herë të duan, sipas dëshirës, testin e tamponit të covid.

Mjafton të paguajnë 80 Euro dhe përgjigjia del për disa minuta”.

Në Shqipëri janë disa laboratorë të ngjashëm që mund ta kryejnë tamponin. Dhe përgjigjia mund të merret brenda një kohe të shkurtër.

“Ky laborator mund ta bëjë testin e tamponit për çdo qytetar që ka nevojë të kuptojë nëse është prekur nga covid.

Apo që i duhet si dokument udhëtimi për në vendet që e kerkojnë atë.

Por nuk lejohet nga autoritetet. Nese do t’i jepej leja, çdonjeri mund ta merrte pergjigjen për 60 minuta deri 3 orë”.

“Po, ka disa laboratorë në Shqipëri që kanë kapacitetin për ta kryer.  Këtë lloj testimi PCR ne e kryejmë prej disa vitesh.

Duke marrë mesataren prej 3 orësh ne mund të kryejmë 900 teste, që besoj e përballojnë fluksin ditor”,- shprehet mjeku Vasil Llajo.

Sipas mediave mësohet se edhe Shqipëria do ta lejojë brenda pak ditësh këtë shërbim që ta ofrojnë spitalet dhe laboratorët privatë.

Por vetëm për qëllime administrative dhe kundrejt pagesës.

Për të infektuarit me simptoma, tamponi do të vijojë të kryhet pranë Institutit të Shëndetit Publik, pa pagesë.

/Burimi: TV Klan/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit