Rilindja me dy standarte: Gjergj Luca vazhdon ndotjen e lumit Shkumbin, ndërsa qytetari gjobitet me 20 mln lekë

Rilindja me dy standarte: Gjergj Luca vazhdon…

Ndotja e lumit Shkumbin nga kompania e Gjergj Lucës, vijon të mbetet e fshehur në sirtarët e atyre që duhet të marrin masa. Mesa duket ata “piketojnë” vetëm persona që nuk kanë asnjë mbështetje nga Rilindja. E tillë ka ndodhur me një qytetar në Shijak, i cili ka kryer disa gërrmime në lumin Erzen.

Policia njoftoi dje se ai është gjobitur me 20 milion lekë.

Njoftimi:

Në qarkun e Durrësit u konstatua se shtetasi L.K., 56 vjeç u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer gërmime me disa mjete të firmës së tij, pranë shtratit të lumit Erzen. Kjo bëri që policia të nis procedim penal ndaj tij, ndërsa IKMT t’i vendosë gjobë 2 milionë lekë.

E teksa ky qytetar do paguajë gjobën, Luca prodhon miliona, jo vetëm me grryerje, por edhe me ndotje që janë publikuar ashiqare fare.

Askush nuk i kërkon “hesap” Lucës, pasi një pjesë e fitimit dihet ku shkon.

Gjergj Luca, i cili së fundmi bëri edhe gangsterin me banorët që protestojnë, fle i qetë dhe me vizionin që të nesërmen të marrë edhe shumë prona të fshatarëve përreth. 

Burimi: JOQ | /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit