Mercenarët e Rilindjes 'pushtojë' Facebook-un, të lëvdojnë Ramën! Shikoni kush i bllokon profilet tuaj...

Mercenarët e Rilindjes ‘pushtojë’ Facebook-un, të lëvdojnë…

E vetmja arritje, i vetmi sukses, por dhe i vetmi triumf i qeverisjes së “Rilindjes” është agjit-propi i ngritur me aq mjeshtëri nga “Fuga-Veliaj&Co” që kanë punësuar me qindra mercenarë 20-25 vjeçar me profile false në rrjetet sociale.

Të gjithë këta kanë një qëllim të vetëm, ti bëjnë “fresk” Edi Ramës dhe t’ua shesin opinionit si “liderin global” dhe “kryeministrin e suksesshëm”.

Janë disa zyrat në kryeqytet që të sajuara si Call-centre ose qendra interneti, janë mbushur plot me të rinj e adoleshentë, me paga mikroskopike, të cilat sapo marrin urdhrin  nga zyra e Edri Fugës nisin “diarrenë” në rrjetet sociale.

Këto qendra ose zyra version Call-centre agjit-propi, nuk janë asgjë tjetër veç se disa biznese fantazma që janë krijuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të bërë propagandë pro qeverisë dhe Rilindjes.

Ato funksionojnë në formë ilegale dhe nuk paguajnë asnjë taksë apo tatim në shtet. Nuk derdhin asnjë para në arkën e Tatimeve apo të Bashkisë Tiranë, madje njëra prej tyre, drejtohet nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, i njohur me nofkën “Poçi”.

Këto zyra propagande, që kanë qindra mercenarë të punësuar, nuk paguajnë madje as ujë në UKT dhe as drita te OSHEE-ja e Ardian Çelës.

Ato janë zyra fantazma, që si qëllim të vetëm kanë krijimin e profileve false në rrjetet sociale, bërjen e komenteve dhe pëlqimeve sa herë që flet Kryeministri Rama, si dhe kontrollin, spiunimin apo dhe bllokimin e profileve të personave publikë ose, kundërshtarë të “Rilindjes”.

Deri më sot, asnjë media “e lirë” nuk ka guxuar ta publikojë këtë fakt, dhe është “Gazetaatdheu.com”, si dhe disa portale të goditura nga censura dhe diktatura e Rilindjes, që po zbardhin këto fakte për opinionin publik.

Referuar një shkrimi të botuar sot në portalin më të madh shqiptar “JOQ-Albania”, bëhet e ditur fakti i denoncimit të një qytetari që ka parë me detaje dhe ka analizuar profilet e rreme që krijon mjeshtërisht industria e “Fake-ve” të Fugës dhe Veliajt.

Qytetari që ka shkruar në redaksinë e “JOQ-Albania”, të cilës i referohet edhe “”Gazetaatdheu.com”, thotë se, “të gjitha profilet janë false, pasi kanë nga një mik në Facebook ose maksimumi 40 të tillë dhe çdokush e di se, një profil sa më i varfër në mediat sociale aq më fals është”.

Ja mesazhi i qytetarit dërguar sot për “JOQ-Albania”:

“Pershendetje JOQ, po i shikoja me imtesi kometet pozitive dhe ne mbeshtejte te Kryeministrit Edi Rama ne cdo postim te tijin ne Facebook dhe vura re diçka qe me beri shume pershtypje, te gjitha komentet pozitive qe jane bere ne favor te tij jane nga disa Bloge me 2-3 ndjekes te krijuar nga vete ata per ti hedhur hi syve popullit dhe per te krijuar 1 perceptim tek populli sikur njerzit e duan, mund ta vertetoni edhe vete kete qe po them duke hyre tek komentet e postimeve te kryeministrit dhe duke pare komentet dhe duke pare profilet e njerezve qe i kane komentuar pozitivisht. Po ju shkruaj juve qe ta demaskoni kete propagande te fëlliqur.Gjithe te mirat”.

Dhe është fakt se kryeministri Rama, ministrat dhe drejtorët e tij, kanë një menaxhim të përkryer të faqeve on-line, përmes të cilave propagandojnë “arritjet qeveritare”.

Ata të gjithë postojnë video në cilësi HD në rrjetet sociale, bëjnë montazhe apo fotografi perfekte, që bëjnë të mendosh se çdo gjë në këtë vend po shkon “vaj”.

Një postim i bërë së fundmi nga Rama “për arritjen qeveritare të radhës”: Një rrugë e re nga Mulleti deri të ura e Qehasë ka “hedhur në sulm” ushtarët e tij pas kompiuterëve që kanë mbushur postimin me komente pozitive dhe lajka.

Por realiteti është krejt tjetër nga Shqipëria virtuale.

Ushtarët e Ramës që fshihen pas kompiuterëve, sipas modelit të agjencive kineze të spiunazhit, kanë ngritur qindra profile false në mediat sociale.

Përmes tyre ata komentojnë pozitivisht në publikimet e “Lartgjatësisë Ramsi”, por edhe lëshojnë “diarre” dhe hedhin baltë ndaj cilit do që kundërshton apo komenton kundër kryeministrit./Gazetaatdhu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”152″ display=”basic_imagebrowser”] 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit