Rilindja ‘ushqen’ edhe demokratët, i jep 1.6 miliardë lekë vëllait të ish-kryebashkiakut

Rilindja ‘ushqen’ edhe demokratët, i jep 1.6…

E kemi thënë shpesh tashmë aq sa po bëhet një rutinë e mërzitshme.

Rilndasit dhe opozita duket sikur “lehin” si qen në media por në të vërtetë janë “b*thë e brekë” bashkë, siç thotë populli.

Ka shumë raste kur pjesëtarë të pushtetti qendror apo lokal aktual i kanë dhënë miliarda lekë tendera gjoja kundërshtarëve të tyre në politikë, demokratëve. Por nëse sa për sy e faqe ata hiqen si kundërshtarë, në të vërtetë bëjnë biznes me paratë e shqiptarëve, së bashku.

Një nga rastet më ilustruese të kësaj që po themi më sipër është edhe tenderi që do t’ju paraqesim në vijim.

Bëhet fjalë për procedurën më numër reference REF-58982-05-26-2020. Objekti i saj është “Rivitalizim urban dhe rruga hyrëse në portin e Vlorës”. Fondi limit është përcaktuar 249,968,767 lekë të reja pa TVSH.

Në këtë procedurë shikohet se kanë marrë pjesë 22 kompani apo bashkim kompanish, nga të cilët fitues është shpallur firma “Shkëlqimi – 07“ sh.p.k me vlerë të ofruar 130,000,000 lekë të reja pa tvsh, ose gati 1,6 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Por le të ndalemi pak te fituesi.

Kompania në fjalë, në bazë të informacioneve publike, rezulton se ka për administrator dhe pronar të vetëm shtetasin Shkëlqim Kapllanaj.

Ky zotëri rezulton të jetë vëllai i ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Ky fakt duket se nuk e ka penguar aspak këtë kompani që të marrë tendera në shifra të frikshme nga Rilindja, siç është edhe rasti konkret i rivitalizimit urban dhe rrugës hyrëse në portin e Vlorës. Pra përfundimisht për të gjithë ata “syleshë” që ende nuk besojnë, Rilindja dhe opozita thjesht ndajnë paratë tona së bashku. Hajde gëzuar!

/Burimi: JOQ Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit