Rimodeli hundës, buzës dhe mjekrës 189 euro/ Ofertat tunduese shtyjnë vajzat në qendrat estetike

Rimodeli hundës, buzës dhe mjekrës 189 euro/…

Ulja e çmimeve për kirurgjitë plastike do të shtyjë shumë vajza drejt qëndrave estetike, ndoshta edhe atyre që më përpara i druheshin për shkak të çmimit.

Tendenca që po rritet edhe më shumë është përdorimi i botox për rrudhat, mbushësve për buzët dhe rimodelimi i mjekrës.

Qendrat estetike bëjnë reklama dhe promovime  të ndryshme në rrjetet sociale për të tërhequr klientët më çmimet e tyre.

Në një promovim të parë së fundmi është oferta e rimodelimit të hundës, buzës dhe mjekrrës vetëm për 189 euro.

Një shifër kjo e cila do të shtyjë edhe shumë të tjera që ndoshta me çmimet që kanë qenë më përpara e kanë pasur të pa mundur të realizonin atë çfarë kishin dëshirë.

Tashmë nuk janë  më sekret, për shqiptarët, kirurgjitë plastike mbeten të preferuara për shumë qytetarë si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Rimodelimi i hundës është preferenca e parë e kirurgjive plastike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit