Rinas/Arrestohet një egjiptian i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Rinas/Arrestohet një egjiptian i shpallur në kërkim…

Një shtetas egjiptian i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua ditën e sotme nga Policia Kufitare e Rinasit.

Në pranga ka rënë 35-vjeçari A. E., me qëllim ekstradimi drejt Kuvajtit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar për verifikim shtetasin egjiptian me iniciale A. E.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi A. E., 35 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kuvajt, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit