Rinas, nesër nisin fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar

Rinas, nesër nisin fluturimet me Mbretërinë e…
Featured image of article: LAJM I FUNDIT/ Rinas, nesër nisin fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar 

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ju lutemi të informoheni se nga ora 04:00 e Premte, 15 Janar 2021, udhëtarët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë një rezultat të vlefshëm të testit negativ COVID-19, të marrë jo më shumë se tre ditë para orës së planifikuar të nisjes.

Kjo do të kontrollohet në aeroportet e nisjes dhe pasagjerët pa certifikatë prove, ose një rezultat pozitiv të provës, ose një certifikatë e pavlefshme do t’u refuzohet udhëtimi.

Ju lutemi të keni në vëmendje se udhëtarët me teste të vlefshme negative se do t’ju kërkohet gjithashtu të karantinohen për dhjetë ditë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Fëmijët nën moshën 11 vjeç janë të përjashtuar nga kërkesa dhe nuk u kërkohet të përfundojnë testimin para nisjes.

Certifikata e testit: Certifikata e testit do të jetë në dispozicion në Anglisht, Frëngjisht dhe Spanjisht.  Dëshmia e certifikatës mund të bëhet përmes kopjimit ose mjeteve dixhitale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit