Rinasi hapet, por një lajm jo i mirë vjen nga Gjermania...

Rinasi hapet, por një lajm jo i…

Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit do të rihapet për të filluar nga fluturimet. Data 15 qershor do të jetë dita kur shqiptarët do të kenë mundësinë për të udhëtuar drejt një vendi të BE-së me aviaon, apo hapsire Shengen, por që është një shtet fqinj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka informuar sot qytetarët se, duke filluar nga data 15 qershor 2020, rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe anasjelltas.

Vendimi i Qeverive të të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin e protokolleve të rrepta të sigurisë kundër COVID-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.

Sipas ministrisë, njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikmëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive.

Por shqiptarët nuk kanë marrë gjithsesi një lajm të mirë nga shteti që të gjithë e shikojnë si mundësinë e “artë”, Gjermania. Aty është edhe fluksi më i madh i lëvizjes së shqiptarëve, të cilët në pjesën dërmuese të tyre largohen për të punësuar.

Por ndërkohë që Greqia hapi ditë më parë kufirin për të punësuarit sezonal nga Shqipëria, duket se Gjermania po tregohet e kujdesshme me hapjen e kufijve.

Vendi europian pritet të hap kufijtë dhe të heq ndalesat më 15 qershor për qytetarët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, përfshi edhe Britanisë së Madhe, Islandës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Zvicrës.

Ndërkaq, vendimi për vendet e tjera të treta pritet të merret gjatë të mërkurës së javës tjetër. Ministri i Jashtëm Heiko Maas në një dalje të fundit tha se vendi i tij, nuk ka akoma sisteme me pjesën tjetër të botës për të vlerësuar dhe koordinuar udhëtimin pa sjellë rreziqe potencialisht të pallogaritshme.

‘Ne nuk mund dhe nuk do të rrezikojmë që gjermanët të bllokohen përsëri në të gjithë botën gjatë kësaj vere, apo që pushuesit që kthehen në Gjermani të jenë të infektuar’,- ka deklaruar ai për mediat.

Por mediat gjermane kanë bërë të ditur se vendimi për vendet e treta, ku përfshihet dhe Ballkani Perëndimor, duke saktësuar se shtyrja e hapes së kufijve do të jetë deri më 31 gusht.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia, etj., do të njihen me vendimin gjatë ditëve në vazhdim./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit