Rindërtimi i pallateve në Lezhë/ Gjendet një predhë luftarake

Rindërtimi i pallateve në Lezhë/ Gjendet një…

Një predhë është gjetur në “Bulevardin Gjergj Fishta” pranë varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Lezhës mëngjesin e kësaj të enjteje. Mësohet se kanë qenë vetë punonjësit e firmës së ndërtimit ata që kanë pikasur predhën dhe kanë njoftua policinë e cila ka rrethuar zonën. Pritet që forcat xheniere të ndërhyjnë duke bërë të mundur transportimin e predhës dhe shpërthimin e saj në mënyrë të kontrolluar pa shkaktuar dëme tek qytetarët apo zonat e banuara. Sakaq punimet në këtë zonë janë pezulluar, por ende nuk dihet çfarë periudhe i përket kjo predhë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit