“Na largon stresin”, gjimnazistët konsumojnë lëndë narkotike/ Policia hesht

“Na largon stresin”, gjimnazistët konsumojnë lëndë narkotike/…

Lëndët narkotike tashmë kanë filluar të përdoren edhe nga nxënës të gjimnazeve , ku konsumohen nga moshat 12 deri ne 17 vjec. “Na largon stresin”, janë shprehur të rinjtë.

Në një prononcim për mediat dy nxënës të shkollës “Petro Nini Luarasi”, kanë treguar më tepër detaje rreth konsumimit dhe mënyrave të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjimnazist jam dhe unë, në vitin e tretë. Nuk jam përdorues i fortë, por për qef. Kur mblidhemi për ditëlindje. Nuk jemi përdorues të varur nga droga. Me shokët, hajde pije. Hamë bukë.Të bën të hash bukë shumë. Para një viti, 16 vjeç e kam konsumuar për herë të parë. Të lezeton, të heq streset. E ke mendjen për të qeshur, jo për të mbajtur mendjen tek stresi. Ka, është hashashi.” – u shpreh ai.

Shoku tjetër, tregon se drogën e mësoi në lagje, poshtë pallateve apo në rrugicat pa ndriçim. Kurse në shkollë shumë shokë e shoqe të tij e marrin normalisht, kryesisht kanabis.

18 vjeç, prej një viti. E nisa nëpërmjet shokëve, në lagje. Në çdo cep konsumohet. Kanabis. Është për të rinjtë. Është qetësuese. Rinia ka strese. Është dhe pjesë qejfi. Nuk është se është e domosdoshme. Me raste për qejf. 2-3 herë në javë. Nuk e kalojmë cakun. Është e lehtë me e gjet. Në çdo cep. E dallon. Kush e pi e di. I shohin dhe vetë ato që e shesin tha njëri prej tyre”- tha një adoleshent tjetër.

Të gjitha këto lajme kanë rënë në vesh të shurdhër pasi nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit. Ky është një fenomen i cili duhet të ndalohet sa më shpejt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit